Ka ndodhur

Pogradec, kthehet nga spitali dhe ndërron jetë në banesë 46-vjeçarja

Një 46-vjeçare në qytetin e Pogradecit ka humbur jetën në banesën së saj për shkaqe të panjohura.

Policia njofton se viktima me iniciale A.H., kishte shkuar më herët në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas ishte larguar drejt banesës.

Por rreth orës 21:40 u gjet e pajetë brenda apartamentit të saj. Shkaqet dhe rrethanat janë të paqarta. Grupi hetimor i policisë ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë