Teknologji dhe Inovacion

Po vjen 5G – Si mund të na ndryshojë jetën

Në celular, tablet apo kompjuter, futbolli në 4K/8K drejtpërdrejt. Apo me një transmetues të realitetit virtual, e njëjta ndeshje shihet si të ishim në stadium. Ndeshje që mund ta shohim edhe nga sedilja e “atij që drejton makinën”, duke marrë parasysh që makina jonë do të vetëdrejtohet. Shembulli i ndeshjes së futbollit mund të shërbejë për të kuptuar se si 5G mund të ndryshojë jetën e qytetarëve dhe të përdoruesve.
Si ndeshja e futbollit mund të jetë edhe një lojë on line, një koncert drejtpërdrejt apo një serial televiziv; apo edhe shërbime publike ( telemjekësia). Por shembulli i lojës është tregues i mënyrës më të qartë për tu kuptuar se si 5G do të ketë sukses në njërën anë për të sjellë shërbimet e internetit me cilësi dhe besueshmëri të paimagjinueshme më parë; nga ana tjetër për ta bërë shërbimin në kontekste të ndryshme, në shtëpi, rrugë, spital, makinë, etj. E gjithë kjo falë karakteristikave të teknologjisë së re.

Karakteristikat e 5G do të mundësojnë një hap të madh përpara në aspektin e rezolucion (4K tani, 8K në vitet e ardhshme) e (mbi të gjitha) në kapacitetin e menaxhimit të përmbajtjeve të rënda në peshë në kohë reale. Spektakle dhe ndeshje drejtpërdrejt. Por edhe thirrje telefonike përmes videove 4K, me akses të njëkohshëm në shërbime me përmbajtje gjatë telefonatave.

5G mund të arrijë të zëvendësojë ose të plotësojë digjitalin tokësor për transmetimet lineare. Në këtë kuptim po eksperimentohet në Baviera.

E thënë në mënyrë më banale, 5G mund të përmirësojë mbulimin e sinjalit, veçanërisht atë indoor; por për këtë duhet të presim 2022 (e në vazhdim), me frekuencat e reja 700 MHz.
Në fund, 5G do të na mundësojë të kemi një bandë super të gjerë dhe gigabit të shumëllojshëm edhe në zonat ku fibra nuk mund të mbërrijë, falë aksesit të modalitetit ëireless të fiksuar, që kompani të ndryshme do të kenë.

Realitet virtual-olografik për zbavitje, komunikim, mësim

5G do të ketë përdorim me fantazi të gjerë. Në San Pietroburg vitin e kaluar është bërë një eksperiment gjatë kupës së botës, me përmbajtje të regjsitruar në kohë reale në Moskë. Por edhe në çeljen e Kupës amerikane të Golfit (në bashkëpunim mes Fox Sports, Intel, Ericsson, AT&T). Në realitetin virtual 5G mund të jenë edhe përmbajtjet didaktike, për të na katapultuar në një mësim në universitetet kryesore të botës, me një pamje 3D.
Një projekt imazhi i të mësuarit në këtë formë u prezantua si eksperiment nga Vodafone në bashkëpunim me Politeknikun e Milanos, Huawei dhe Qualcomm.

Në makina dhe mjete publike

5G do të bëjë makinat më inteligjente – duke bërë të mundur për makinat që vetëdrejtohen, të komunikojnë në kohë reale me rrjetin dhe makinat e tjera – dhe të pasura me përmbajtje. Në të njëjtën kohë prezenca e një rrjeti kapilar me cilësi të garantuar do të favorizojë kontrollin e semaforëve dhe trafikun, falë sensorëve e video kamerave të lidhura me rrjetin 5G.

Në Stokholm, autobusët e parë pa drejtues kanë mirëpritur 12 pasagjerë e janë në shërbim mes qendrës tregtare Kista dhe Victoria Toëer në very të qytetit. Udhëtohet me rezervim 20 kilometra në orë. Është një eksperiment I kopanisë së autobusëve Nobina, me Ericsson, SJ, KTH, Klövern, Urban ICT Arena dhe qytetin e Stkholmit.

Sistemi për të lidhur gjithë semaforët është tashmë në Amsterdam, tani për tani me 4G, por më pas me 5G (në nivel kombëtar). Mbledh informacione për njerëzit dhe makinat në lëvizje dhe optimizion flukset e trafikut në kohë reale. Miniautobusi autonom EasyMile 5G, I preznatuar nga Telefonica, vetëdrejtohet dhe ka shërbime multimediale e aplikacione të virtual office që përdoren gjatë udhëtimit.

5G do të implikohet në shëndetësi gjithashtu duke favorizuar telekirurgjinë me robotë, telekonsulta dhe telemonitorimi i pacientit.

Evidentohet në këtë fushë projekti i Telemedicina 5G i promovuar dhe financuar nga Konsorciumi Bari Matera 5G, në bashkëpunim UOC i Ematologjisë dhe Terapisë Qelizore të IRÇS “Giovanni Paolo II”, Tim, Fastëeb e Huaëei, për pacientë onko-ematologji të përzgjedhur në momentin kur del nga spitali dhe shkon në shtëpi. Falë sensorëve të lidhur me pacientin dhe me të dhënat e dërguara në një qendër kontrollesh, është i mundur kurimi post-kimioterapik në shtëpi.

Ka edhe shembuj më specifikë

Si ambulance për shembull e lidhur me 5G, projekt i realizuar nga Vodafone me IRCSS Ospedale San Raffaele, Rajoni i Lombardisë – Azienda Regionale Emergenza Urgenza, Kryqi i Kuq Italian – komiteti i Milanos, në bashkëpunim me Altran. 5G lejon videot thirrjet me rezolucion të lartë përmes të cilave mjekët, të lidhur me spitalin, mund të kryejnë një diagnostikim të parë të pacientëve (me system njohjeje të fytyrës), ndërsa lexojnë parametrat jetësor të regjistruar tek sensorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë