Ka ndodhur

Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet i riu në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një tjetër person, që është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari nga Kavaja, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec është kapur duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Alfa Romeo”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

"Në vijim të operacionit policor të koduar 'Perimetri' është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 26 vjeç, banues në Kavajë", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë