Ka ndodhur

Po transportohej drejt Traumës, vdes edhe djali 20 vjeçar i vinçierit që humbi jetën nga shpërthimi në Lushnjë

Nga Gazeta ‘Si’- Ka shkuar në dy numri i viktimave të shpërthimit në Lushnjë.

Pas Landi Verçanit, ka ndërruar jetë dhe djali i tij, rreth të 20-ave, gjatë transportimit në spitalin e Traumës.

Babë e bir ndodheshin në vinç në momentin kur mjeti është prekur nga telat e tensionit të rëndë dhe ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm që u mori jetën dhe la të plagosur dhe 8 të tjerë, mes tyre dhe deputetin e PS- Bujar Çelën.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim.  Gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë