Gazeta Si – Një 45-vjeçar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të diele në Maliq, teksa pastronte armën e gjahut.
Policia thotë se ngjarja ndodhi në shtëpinë e viktimës, në fshatin Zëmblak, ku 45-vjeçari po pastronte çiften, që e kishte me leje, kur arma dyshohet se iu shkrep aksidentalisht duke i marrë jetën.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Maliqit në një njoftim për mediat
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.