Ka ndodhur

Po ndihmonte 23 emigrantë të kalonin kufirin, arrestohet i riu

Gazeta Si - Një 32-vjeçar me iniciale F.Gj., që ndihmonte 23 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme është arrestuar këtë të hënë.

I riu është kapur në afërsi të mbikalimit të Rinasit, duke transportuar 23 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri.

Policia thotë se ai iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, dhënien ndihmë për transportimin e tyre drejt pikave të kalimit kufitar. 

Po ashtu 23 emigrantët e paligjshëm u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë