Ka ndodhur

Po luante me biçikletë, 17-vjeçarja rrëzohet dhe ndërron jetë në Tiranë

Një 17-vjeçare nga Peza e Tiranës ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, pasi u rrëzua nga biçikleta. Policia bën me dije se adoleshentja ka marrë dëmtime të rënda pas rrëzimit nga biçikleta, gjë që i ka shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditen e të shtunës, teksa e reja ishte duke lëvizur me biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes, familjarët e morën vajzën dhe e dërguan në spital, por mjekët nuk kanë mundur që ta mbanin në jetë për shkak të traumave të rënda dhe frakturave të brendshme në trup.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë