Ka ndodhur

Po kalonte trafikndarësen, fugoni përplas për vdekje 60-vjeçaren në Lushnje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Dushk.

Një fugon ka goditur një këmbësore, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Viktima dyshohet se është endacake rreth 60 vjeç.

Ajo ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit dhe është përplasur nga furgoni. Shkak është bërë edhe errësira.

Drejtuesi i mjetit, një 30-vjeçar, është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat e ngjarjes.

Policia po heton për zbulimin e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë