Ka ndodhur

Po kalonte nga Liqeni i Shkodrës, kapen 88 kg marijuanë në Mal të Zi

Në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, në zonën bregdetare të liqenit të Shkodrës në fshatin Podhum, policia ka parandaluar trafikimin e 88 kilogramëve marijuanë.

Oficerët e policisë malazeze, me ndihmën e një pajisje vëzhgimi, kanë evidentuar një person i cili mbante në dorë tre çanta dhe po ia dorëzonte disa personave të tjerë.

Pas kontrollit të terrenit nga forcat e policisë, janë gjetur dhe sekuestruar tre pako të mëdha të hedhura të lëndës narkotike marijuanë, me peshë totale 88 kilogramë. Ata theksojnë se po punohet për identifikimin dhe gjetjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë