Analize

Po jetojmë si në 1995. Pandemia e ka kthyer botën 25 vite mbrapa

Në vetëm gjashtë muaj, pandemia e koronavirusit ka fshirë dekada të tëra të zhvillimit global në të gjitha aspektet e jetës njerëzore, nga shëndetësia tek ekonomia.

Në një raport Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates ka zbuluar se regresi jo vetëm që është ndalur, por se bota ka bërë hapa të mëdha pas në fusha si nxjerrja e njerëzve nga varfëria dhe përmirësimi i kushteve për gratë dhe fëmijët në të gjithë botën. Raporti ngre alarmin se kujdesi që ofrojnë sistemet shëndetësore po bien për herë të parë në nivelet e viteve 1990.

“Me fjalë të tjera, ne jemi kthyer 25 vite në kohë në vetëm 25 javë”, thotë raporti. “Mënyra sesi bota do ta përballojë pandeminë në muajt e ardhshëm ka shumë rëndësi.”

“Një aksion i përbashkët global për të frenuar pandeminë do të parandalonte vdekjet e shkaktuara nga Covid-19, por ka shumë rreziqe: Kriza ka fshirë hapat e bëra në varfërinë globale, transmetimin e HIV, kequshqyerjen, barazinë gjinore, arsimin dhe shumë fusha të tjera. Edhe nëse bota arrin të marrë nën kontroll koronavirusin së shpejti, mund të duhen vite për të rikthyer progresin e humbur”, thotë raporti.

“Mendoj se jemi ende në momentin e duhur për të trajtuar këtë progres dhe për të kuptuar sa afatgjata janë efektet,” thotë Mark Suzman, drejtor i Fondacionit Gates.

“Nëse bota do të shpërndajë me sukses vaksinën e koronavirusit në 18 muajt e ardhshëm gjërat mund të kthehen siç ishin para pandemisë në një ose dy vjet”, thotë ai. Por në disa vende në zhvillim, pasojat e rënies ekonomike mund të zgjasin më shumë sepse ato nuk kanë aftësinë për të investuar aq para në ekonomitë e tyre sa vendet e pasura”, shprehet Suzman.

Sipas raportit, pas 20 vitesh progresi të vazhdueshëm, pothuajse 37 milion njerëz janë bërë këtë vit jashtëzakonisht të varfër, duke jetuar me më pak se 1.90 dollarë në ditë.

Më të prekurat ka të ngjarë të jenë më shumë gra që punojnë kryesisht në punë informale në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Dhe lajmi i keq për gratë nuk ndalet këtu.

“Në mënyrë indirekte, gratë ka më shumë gjasa të humbasin jetën nga Covid-19, pasi pandemia ka prishur ekuilibrin e sistemit shëndetësor duke mos u dhënë grave kujdesin e nevojshëm gjatë dhe pas lindjes”, thotë raporti. “Të porsalindurit janë gjithashtu në rrezik, pasi më shumë foshnje ka të ngjarë të vdesin kur sistemet shëndetësore çalojnë, ashtu siç po ndodh tani në të gjithë botën.

Fëmijët gjithashtu janë në rrezik të preken nga sëmundje të rrezikshme për jetën si difteria dhe tetanusi pasi për herë të parë në gati 30 vjet, katër muajt e parë të vitit 2020 treguan një rënie të konsiderueshme në vaksinimin e të vegjëlve, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF.

Dhe shpërthimet dëmtojnë jo vetëm shëndetin e fëmijëve, por edhe edukimin e tyre.

“Të dhënat nga epidemia e Ebola në Afrikën Perëndimore sugjerojnë që, kur u hapën shkolla përsëri, vajzat kishin më pak të ngjarë të ktheheshin, duke mbyllur kështu mundësitë për veten e tyre dhe për fëmijët e tyre të ardhshëm,” thotë raporti i Fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Shenjat e hershme të kësaj janë të pranishme në Malavi, për shembull.

“Vajzat adoleshente të cilat kanë qëndruar në shtëpi ndërsa shkollat ​​ishin mbyllur për shkak të pandemisë po mbeten shtatzënë”, thotë Grace Ngulube, një aktiviste 25-vjeçare në Blantyre, qyteti i dytë më i madh i Malavit. Ndërsa shkollat hapet përsëri, ato do të jenë të zëna me kujdesin për foshnjat e tyre në shtëpi”, tha ajo.

Ngulube thotë se shumë prej qytetarëve nuk mund të përballojnë të blejnë maskë fytyre pasi kanë humbur punën.

Studimet e fundit të modelimit tregojnë se vdekjet nga HIV, tuberkulozi dhe malaria mund të dyfishohen në vitin e ardhshëm si rezultat i pandemisë, duke zhdukur dekada progresi. “Këto gjashtë muaj janë parë gjysmë milioni më shumë vdekje nga HIV globalisht krahasuar me 2018, duke e vendosur botën afër niveleve të vitit 2008”, thotë raporti. Burimi: Politico. Përktheu: Gazeta “Si”

Lajme të lidhura


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë