Ka ndodhur

Plumba drejt makinës së 42-vjeçarit në Shkodër

Gazeta Si - Një 42-vjeçar në Shkodër ka njoftuar policinë, pasi drejt makinës me të cilin ai po udhëtonte është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të këaj të premteje në ksin Shkodër-Vau i Dejës, ndërsa 42-vjeçari është identifikuar si Armand Babaj.

Policia thotë se 42-vjeçari, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota", të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë