Ka ndodhur

Plas goma e kamionit në rrugë, dëmton rëndë dy këmbët e policit në Dibër

Gazeta Si - Një punonjës policie ka mbetur i lënduar rëndë këtë të shtunë në Dibër si pasojë e shpërthimit të një gome të një mjeti të tonazhit të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në vëndin e quajtur Qenok në aksin rrugorë Maqellarë-Peshkopi.

Sipas informacioneve, një mjet i tonazhit të rëndë ka pësuar defket në rrugë, duke paralizuar të gjithë segmetin rrugor.

Me qëllim hapjen e këtij aksi efektivi i policisë Tonin Tosku ka shkuar pranë vendin të ngjarjes, por për një moment goma e mjetit të tonazhit ka plasur, duke dëmtuar në dy gjymtyrët e poshtme punonjësin e policisë.

Polici Tosku fillmisht është dërguar në spitalin e Dibrës, por përshkak të gjendjes së rënduar ai është trasportuar më helikopter drejt Tiranës.

Ky është rasti i dytë në 24 orë që nga shpërthimi i gomave të kamionëve ka persona të lënduar. Një ngjarje e ngjashme dhe e rëndë ndodhi edhe mëngjesin e së premtes në një servis në superstradën Lezhë-Milot.

Goma e një kamioni ka shpërthyer, teksa një gomist po e frynte dhe si pasojë një 53-vjeçar  humbi jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë