Ngjarje

Plani ‘London Bridge’, si Britania e Madhe u përgatit për vdekjen e Elisabetës

Gazeta Si - Të parët për lajmin e trishtë janë informuar kryeministri dhe ministrat e qeverisë, me anë të një urdhri të posaçëm.

Plani në lidhje me administrimin e vdekjes së Mbretëreshës, duke përfshirë edhe procedurat informative, do të mësohet ditën pas ndryshimit në fron. Versioni i fundit që i përket Elisabetës është quajtur ‘London Bridge’.

Kryeministri dhe ministrat kryesorë të qeverisë janë njoftuar me anë të një urdhri të përpiluar më parë dhe që për rastin në fjalë është ‘London Bridge is down’ (London Bridge ra).

Nga ky moment nis operacioni i quajtur pikërisht ‘London Bridge’, një procedurë e përpiktë që do të përfundojë me funeralin shtetëror.

Pas ministrave, ‘Global Response Centre’ informon 14 qeveritë që e njohin Mbretëreshën si kreun e shtetit. Më pas bëhet e njëjta gjë me 36 vendet e tjera të Commonwealth.

Për sa i takon informacionit, nuk është Bbc që ka ekskluzivitetin e njoftimit të parë. Lajmi është transmetuar nga agjencia ‘Press Association’, pra në gjithë vendet e botës. Kush nuk ka televizor, radio apo smartphone, mund të lexojë një lajmërim, që një shërbyes i veshur në mënyrë rigoroze si për zi, ngjit në kanëgjëllat e Buckingham Palace.

Televizionet ndërkohë, - që prej vitesh bëjnë prova transmetimi për të përballuar eventin, - do të kenë të ftuar ekspertët kryesorë të mbretërisë. Disa prej tyre kanë nënshkruar kontratë dhe kanë qenë në pritje të momentit. Materialet special janë përgatitur prej kohësh.

Për sa u takon radiove komerciale, regjitë kanë ndezur në studio drita special emergjence për të lajmëruar dj, të cilët duhet të vendosin muzikë të qetë, në pritje për t’i kaluar linjën spikerit të lajmeve.

Qytetaret britanike pasi mesuan lajmin per mbretereshen. Gazeta Si, 8 shtator 2022

Institucionet publike britanike ndërpresin ndërkohë të gjitha komunikimet me anë të rrjeteve sociale. Një ‘black out’ social me efekt të menjëhershëm.

Edhe në web do të respektohet zia, do të ketë një sfond të zi. Të gjithë sitet institucionale dhe qeveritare do të respektojnë zinë me anë të ndërprerjes së publikimit të çdo lloj përmbajtjeje.

Dhënia e lamtumirës Mbretëreshës do të bëhet sipas një programi të njohur pjesërisht nga qytetarët britanikë dhe gjithë bota. Vizita e fundit te Mbretëresha bëhet në Pllatin Westminster, selia e Parlamentit, ku do të qëndrojë arkivoli i Elisabetës për 3 ditë.

Kurse për funeralin shtetëror duhet pritur 10 ditë nga dita e vdekjes, pasi i gjithë vendi t’i ketë dhënë lamtumirën Mbretëreshës gjatë zisë kombëtare.

Plani ka në listë edhe kalimin formal të fronit te pasardhësi, Mbreti Karl.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë