Shendet

Një plan botëror për të shëruar të sëmurët mendorë

Drejtuesit e shërbimit shëndetësor kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar kanë përgatitur një plan të ri 10-vjeçar i cili mund të shërbejë për të shpëtuar jetën e 500.000 njerëzve kudo në botë, nëse zhvillohet nga të gjitha vendet. Kryesisht mjekët e shëndetit mendor në spitalin qendror në Angli mendojë se më anë të financimit nga qeveria do të ketë një plotësim 100 për qind të planit, por sindikatat janë të shqetësuara se mungesat në staf mund të sjellin mosrealizimin e tij për shkak se në shumë vende forca punëtore është shumë e lirë.
Qëllimi kryesor i këtij plani është që njerëzit të marrin një shërbim shëndetësor sa më të mirë, në të gjitha zonat ku janë dhe jo vetëm në qendrat e qyteteve. Presidenti i Shoqatës së Mjekësisë Akute në Mbretërinë e Bashkuar, Dr Nick Scriven, tha se i gjithë personeli në spitalet e rinj do të trajnohej në mënyrë të vazhdueshme.
Shumë spitale kanë mungesë të madhe të kontrollit të shpejtë. Para publikimit të këtij plani u konfirmua se shërbimit shëndetësor do t’i kushtohen 20 miliardë më shumë sesa buxheti aktual. Aktualisht ato përbëjnë më pak se një të katërtën e shpenzimeve, ndërsa spitalet marrin rreth gjysmën e buxhetit shtetëror i cili varion nga 114 miliardë dollarë. Shpenzimet e spitaleve gjatë gjithë kohës rriten dhe shtimi i buxhetit do të lehtësonte presionin mbi spitalet e mëdha dhe do të krijohej një model i ri shëndetësor.
Simon Stevens e quajti këtë plan një “hartë praktike” që do t’u tregojë rrugën e shëndetit të gjithë njerëzve.

“Ky plan do të vazhdojë deri në dekadën e ardhshme. Të gjithë njerëzit kudo që janë meritojnë të marrin shërbim shëndetësor,” shtoi ai.
Përhapja e informacionit në shkolla për sëmundjet e shëndetit mendor, shërbimi i spitaleve psikiatrike 24 orë, qasja digjitale në të gjitha spitalet e vendit, duke përfshirë edhe rezervimin online, do të jenë ndër hapat kryesorë të këtij programi. Gjithashtu, përfshihet edhe hapja e qendrave të reja për testimin e kancerit tek fëmijët dhe përcaktimin e sëmundjeve të rralla gjenetike.
Plani i ri mund të shpëtojë 500.000 jetë njerëzish nëpërmjet parandalimit të sëmundjeve të ndryshme. Kjo politikë e kujdesit shëndetësor është shpërndarë në të gjitha vendet, por fillimisht u zbatua nga shërbimi shëndetësor në Angli, ndërkohë që në vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar thuhet se ende po diskutohet nga qeveria nëse do të financohet. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka deklaruar se vetëm më një plan afatgjatë deri dekadën e ardhshme, do të ishte e sigurt që paratë do të shpenzohen totalisht për këtë plan.
Sekretari i shërbimit shëndetësor në Angli tha se plani ishte i mirë, por i mungonte personeli dhe financimi për të pasur sukses. Sipas tij, ishte faji i qeverisë për keqadministrimin e shërbimit shëndetësor.
“Duhet një plan i besueshëm dhe të financohet plotësisht nga qeveria, duke mos u vjedhur asnjë qindarkë,” shton ai.
Pedagogia Carrie MacEwen, nga universiteti i mjekësisë tha se është mirë të kemi një plan që përcakton një drejtim të qartë për shërbimin shëndetësor kombëtar, ndërkohë që ekspertë të tjerë të mjekësisë kanë thënë që i gjithë suksesi i këtij plani qëndron tek përgatitja e stafit.

“Ministrat mund të planifikojnë shumë por nuk mund të realizojnë planet e tyre, kur aktualisht dhe në spitale të ndërtuara prej shumë kohësh ka mungesë stafi,” thotë drejtoresha e sindikatës shëndetësore “Unison”
Stevens tha për BBC se shërbimi shëndetësor kombëtar, kishte planifikuar të trajnonte 25% deri në 50% më shumë infermierë dhe do të ndërtonte edhe pesë shkolla të reja mjekësore.
Mjeku Chris Hopson, thotë se njerëzit duhet të kenë gjatë gjithë kohës shërbime shëndetësore dhe të ndjehen të sigurt në vendin e tyre. Sipas tij financimet për këto shërbime janë të nevojshme gjithmonë.
Ky plan ka dy gjëra kryesore të rëndësishme. Realizimin e tij dhe financimin.
Realizimi i këtij plani ka shkaktuar debat të madh, edhe në politikat financiare. Mungesa e stafit është një problem shumë i madh edhe në këtë aspekt, pasi rreth 5% e fuqisë punëtore të shërbimit shëndetësor ndërkombëtar është nga Evropa. Qeveria ka premtuar se ata që aktualisht punojnë në Britani, do të kenë mundësinë për të marrë leje qëndrimin e përhershëm, kështu që kjo është një kosto më shumë për qeverinë. Sindikatat e ndryshme kanë vënë në dukje se stafi klinik i cili është emigrant duhet të paguhet dy fish më shumë se vendasit./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë