Arsim

Plani i qeverisë për arsimin/ Rritet paga e mësuesve, ‘after school’ dhe ushqim në shkolla

Nga Gazeta Si- Nga kurrikulat e reja me Inteligjencë Artificiale tek transporti publik për nxënësit dhe programin e ushqimit në çdo bashki, programi qeverisës ‘Rama 4’ përfshin disa pika që synohen të arrihen brenda mandatit të 4.

Në programin për Arsimin theksohet se synimi është rritja e pagave të mësuesve në 1250 euro deri në 2029, ndërtimi i 200 shkollave të reja dhe 1 mijë laboratorë inteligjentë.

Një tjetër objektiv i qeverisë është digjitalizimi i arsimit dhe testimeve dhe zgjerimi i shërbimeve online. 

Pritet të ngrihet edhe një agjenci e specializuar dhe e certifikuar që do të bëjë të mundur njohjen automatike të diplomave.

Programi parashikon gjithashtu programe ushqimi pas shkollore dhe program pas-shkollor (after school) dhe në çdo bashki, ngritjen e një shoqërie publike të transportit shkollor dhe ofrimin e këtij shërbimi falas për nxënësit dhe mësuesit që jetojnë larg shkollave.

Gjithashtu synohet edhe përfshirja e diasporës në hartimi politikash, mësimdhënie dhe kërkim shkencor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë