Ka ndodhur

Plagosje me thikë në Durrës, në pranga autori

foto ilustruese per policine

Gazeta Si - Një 40 vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 34-vjeçar.

Sipas policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, 40 vjeç, banues në lagjen nr.3, Durrës.

“Pas një konflikti për motive të dobëta, 40 vjeçari ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në lagjen nr.5, Durrës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë