Ka ndodhur

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë.

Policia thotë se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Sebastian Jallaj, 19 vjeç, nga fshati Llakatund.

“Në fshatin Llakatund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë