Nga Gazeta ‘Si’-Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të Tushemishtit, bën me dije policia.
Dyshohet se ai është qëlluar nga shtetasi me inicialet D.M, 27 vjeç gjatë një konflikti të çastit dhe është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.