Gazeta Si – Ka shkuar në 3 numri i të ndaluarve nga Policia e Pogradecit, në lidhje me plagosjen me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e të premtes për motive të dobëta mes disa të rinjve
Policia njofton se shtetasit D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në polici dhe u arrestuan. Ndërkohë, shtetasi A. J., i cili mbeti i plagosur, aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pistoleta e shtetasit A. J., dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit K. L.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.