Ka ndodhur

Plagosja në dhomën e hotelit, kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Një nga personat e përfshirë në plagosjen me armë të ndodhur në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë, është arrestuar në Durrës.

Policia thotë se ka vënë në pranga 32-vjeçarin me iniciale T.Sh., i shpallur në kërkim lidhur me plagosjen me armë zjarri të 20-vjeçarit Arni Sulejmani.

Ndaj të riut, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për akuzën moskallëzim krimi. Ndërkohë, vijon të mbetet në kërkim 26-vjeçari Markeljan Beqiri, i cili dyshohet si autor i plagosjes së të riut.

Tentativa e vrasjes u registrua me 9 dhjetor në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë, ku qëndronin tre djem dhe një vajzë.

Motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta, por informacionet paraprake thonë se ata kishin përdorur drogë dhe alkool.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë