Ka ndodhur

Plagosja me armë zjarri në Shkodër, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Gazeta Si - Tre ditë pas plagosjes me armë zjarri në Shkodër, policia ka identifikuar dhe zbardhur ngjarjen, ku mbeti i lnduar Ndue Preka.

Sipas policisë, autori i kësaj ngjarje në lagjen “Mark Lula”, është shtetasi K.K., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i cili u shpall në kërkim.

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ishte pasagjer 30-vjeçari Preka, i cili si pasojë u plagos lehtë në këmbë. 

Policia ka arritur që ta identifikojë autorin e dyshuar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe informacioneve të marra në rrugë operative.

Dyshohet se mes këtyre dy shtetasve ka pasur një konflikt të mëparshëm që ka sjellë këtë ngjarje ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e këtij konflikti mes tyre.

Menjëherë i plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa pas pak orësh doli nga spitali duke qenë jashtë rrezikut për jetën dhe u shoqërua në komisariatin e policisë për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.

Në dëshminë e tij, Ndue Preka nuk ka pranuar të tregojë se kush është autori që e qëlloi me armë zjarri duke thënë se nuk ka arritur që ta njohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë