Gazeta Si - Pesë personat e dyshuar si ndihmës të autorëve të plagosjes së Joan Muçllarit në Pogradec, janë lnë në burg.
Të arrestuarit përmes avokatëve të tyre, kanë mohuar të kenë qenë në vendngjarje. Por pranojnë se kanë pasur njohje me autorin e atentatit.
Seanca për dhënien e masave të sigurisë u mbajt në Gjykatën e Pogradecit nën masa të shtuara sigurie.
Jashtë godinës së gjykatës kishte prani të shumtë të familjarëve të të arrestuarve.
Gjykata vendosi masën e ‘arrestit me burg’ për: Fatjon Bono; Kristian Kresto; Hekuran Gjona; Ledion Shkullaku; Rudi Shaho
Ata akuzohen për përkrahje të autorit pas krimit, moskallëzim krimi dhe veprime qe pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Ndërkaq vijojnë në kërkim 2 autorët e ngjarjes: Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari.
Plagosja që ndodhi të hënën në Tushemisht, ishte vijim i një serie ngjarjeve të rënda në drejtim të familjes së biznesmenit Jetmir Muçllari, të cilit i është bëtë atentat disa herë në hotelin e tij në Volorekë.
Djalit të tij Joan Muçllarit, iu bë një atentat nga dy persona që lëviznin me makinë.
Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i cili u akuzua dy vite më parë për sulmin me armë në hotelin e familjes Muçllari, i denoncuar nga vetë biznesmeni.
Pavarësisht se akuza për sulmin me armë ka rënë, Berberi ndodhej pas hekurave, për shkak se iu gjet një armë me vete gjatë arrestimit nga policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.