Ka ndodhur

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, dy të rinj qëllohen me armë në rrugë 

Dy persona janë plagosur në Tiranë në zonën e ish-Parkut të Autobuzave.
Policia ka njoftuar se në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Mesohet se dy të rinjtë e plagosur kanë qenë në trotuar, pranë një pallati, kur kanë nisur të konfrontohen fillimisht verbalisht me një grup tjetër të rinjsh, e më pas ka ndodhur plagosja.

Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera  për shëndetin e të plagosurve.
Autoritetet policore kanë shtuar se janë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë