Ka ndodhur

Plagosi të miturin me armë në Pukë, arrestohet adoleshenti

Gazeta Si - Një 17-vjeçar, i cili plagosi me armë zjarri një të mitur një ditë më parë në Pukë, është arrestuar.

Ai ishte në kërkim që prej ditës së djeshme, pasi qëlloi me armë në drejtim të 11-vjeçarit, duke e lënë të plagosur në këmbë.

Policia thotë se adoleshenti, R.C., është prangosur në Lezhë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dom Gjegjan. I mituri u soll me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë