Ka ndodhur

Plagosi me thikë 3 persona në Shkodër/ Dorëzohet në polici autori

Autori i plagosjes së trefishtë sot në Shkodër është vetëdorëzuar në polici.Policia thotë se dorëzimi i tij u bë i mundur pas presionit të policisë dhe negociatave me familjarët.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, ku shtetasi A. H., pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij dhe u largua. Ai do të akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

"Shtetasi A. H. plagosi me mjet prerës thikë, bashkëmoshatarët e tij, shtetasit K. H., E. T. dhe Xh. P. Shtetasi Xh. P. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë