Ka ndodhur

Plagosi me helikën e gomones turistin në Karaburun, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si – Flori Tahiraj, është arrestuar në Vlorë, pasi ka goditur me helikën e gomones një turist 60-vjeçar, i cili po merr mjekim tek Trauma në Tiranë.

Tahiraj, 42-vjeçari banues në Vlorë, u arrestua për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë (13 korrik) në vendin e quajtur si ‘Shën Jani’ në gadishullin e Karaburunit. 60-vjeçari A.K mbeti i plagosur në këmbë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë