Ka ndodhur

Plagosi dy persona me thikë, arrestohet autori i dyshuar në Tiranë

Gazeta Si - Një 41-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga, pasi ka goditur me thikë dy persona në ambientet e një lokali. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit në rrugën “Teodor Keko”.

Pasi plagosi me thikë E.N., 35 vjeç dhe P.B., 48 vjeç, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është bërë identifikimi dhe arrestimi i tij.

Tashmë 41-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë