Ka ndodhur

Plagoset një person me thikë në Shëngjin

Një person është plagosur me thikë pasditen e kësaj të mërkure. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes në Shëngjin.

Sipas informacioneve paraprake, plagosja me thikë ka ndodhur për motive të dobëta.

Identiteti i të plagosurit nuk dihet, por ky i fundit është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Nuk ka të dhëna sa i përket autorit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë