Gazeta Si – Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të dielës në qytetin e Shkodrës.
Policia tha se Ndue Preka, i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë në lagjen “Ndoc Mazi”, është qëlluar disa herë me pistoletë.
Autori mësohet se ka qëlluar 3-4 herë me pistoletë, por vetëm një plumb e ka kapur Ndue Prekën në kënbë, teksa një plumb ka kapur edhe një makinë të parkuar. I plagosuri është transportuar në spital, teksa mësohet se nodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ka ikur në drejtim të paditur pas krimit.
Motivet e krimit janë ende të paqarta, teksa policia është duke marrë në pyetje të plagosurin për të zbardhur dinamikën dhe autorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




