Ka ndodhur

Plagoset me armë në këmbë në rrethana të paqarta një 61-vjeçar në Tropojë

Gazeta Si - Një 61-vjeçar mbeti i plagosur në këmbë këtë të premte në Tropojë në rrethana ende të paqarta. Burime zyrtare të policisë, thonë se ai ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës.

Policia tha se në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga burime paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale. Një grup shokësh kanë qenë duke pirë dhe festuar, ndërsa njëri prej tyre ka shkrehur armën aksidentalisht, duke plagosur në këmbë njërin prej tyre.

D.Q., është dërguar në spitalin e Gjakovës në Kosovë, ku po merr mjekimet dhe nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë