Gazeta Si – Një plagosje me thikë ka ndodhur në ambientet e një lokali në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Sipas asaj që thuhet në njoftimin e policisë, 30-vjeçari me iniciale F. B. ka plagosur me thikë 32-vjeçarin me inicialet M. I., i cili ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.