Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri një 17-vjeçar në Shkodër, policia identifikon autorin

Gazeta Si - Një 17-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Bërdicë të Shkodrës.

Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, por si shkaqet, ashtu edhe rrethanat e kësaj plagosjeje, momentalisht nuk dihen

I plagosuri u dërgua në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të kësaj plagosjeje dhe aktualisht po punon për kapjen e tij.

“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Policia e Shkodrës në një njoftim paraprak për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë