Ka ndodhur

Durrës, plagos me armë punëtorin se po bënte zhurmë në pallat

Gazeta Si - Punimet që po bëheshin në pallatin e tij kanë shqetësuar një 35-vjeçar, i cili ka plagosur në këmbë punonjësin e ndërtimit.

Altin Sulku, 43 vjeç ka mbetur i plagosur në këmbë me një plumb, ndërsa autori është arrestuar pas dia orësh nga policia.

Gjithçka ka nisur mëngjesin e kësaj të marte, kur Sulku po kryente punime në shtëpinë e një familjeje, fqinje me Zerën.

Fillimisht 35-vjeçari u ka kërkuar punëtorëve të mos bëjnë zhurmë dhe të ndërpresin punimet.

Ata janë përplasur me fjalë dhe më pas sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës.

Sipas burimeve paraprake, njëri prej tyre ka reaguar, duke i ngritur lopatën me të cilën po punonte për ta goditur.

Pas kësaj situate, 35-vjeçari Zera e ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar nga vendngjarja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë