Ka ndodhur

Plagosën me thikë dy vëllezër në Vlorë. Procedohet 46-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Gazeta Si - Një konflikt mes 4 personave që ka degraduar deri në përdorimin e një thike ka ndodhur pasditen e të martës në aksin Llogara-Palasë, ku të lënduar mbetën dy vëllezër pas një konflikti me dy vëllezër të tjerë.

Policia njofton se si pasojë e ngjarjes, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 46-vjeçarin me iniciale A.Ç. dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, 33-vjeçari me iniciale E.Ç. Ky i fundit, dyshohet se për motive të dobëta së bashku me vëllanë e tij janë konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasit K. A., 40 vjeç dhe S. A., 37 vjeç (vëllezër).

Më pas, sipas policisë, 33-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës 2 vëllezërit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë