Gazeta Si – Tre vëllezër kanë rënë në pranga pasi akuzohen se rreth një vit më parë në Mirditë kanë plagosur rëndë një shtetas me sende të forta.
Bëhet fjalë për tre vëllezërit Edmond Marku, 36 vjeç, Mark Marku 33 vjeç dhe Loni Marku, 29 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar këtyre shtetasve masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se më datë 12.05.2023, në Fan, Mirditë, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. N., për motive të dobëta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.