Ka ndodhur

Plagosën me pistoletë 28-vjeçarin në Malësinë e Madhe, arrestohen babë e bir

Gazeta Si - Babë e bir, Ibrahim Bushataj dhe Sadonel Bushataj, janë arrestuar në Malësi të Madhe si autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një 28-vjeçari mbrëmjen e të mërkurës.

Si autorët, respektivisht 59 dhe 18 vjeç, ashtu dhe i plagosuri janë banues në fshatin Demiraj.

Policia tha se dyshohet që ata kanë plagosur me armë zjarri pitoletë E.G., 28 vjeç, pas një konflikti. I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë