Ka ndodhur

Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri në orët e mesnatës në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, ku janë plagosur me armë zjarri një 20 vjeçar me inicialet E.S., dhe një 19 vjeçar N.M.,, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve paraprake,, mësohet se 2 të rinjtë kanë qenë duke u kthyer nga një ndeshje kalçetoje kur ndodhi ngjarja. Gjatë këtij momenti, dyshohet se ata i kanë prerë rrugën drejtuesit të automjetit dhe më pas janë konfliktuar me të, duke e çuar situatën deri në përdorimin e armëve

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05 te "Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta sipas policisë. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë