Ka ndodhur

Plagosen dy persona në Mamurras, sherri dyshohet se nisi për një vajzë

Gazeta Si - Gentian Diva mbeti i plagosur me arë zjarri pak pas mesnatës së të martës në Fushë-Mamurras, së bashku me shokun e tij Alban Skonja. Një ngjarje e cila të paktën deri më tani duket se ka ndodhur për motive të dobëta.

Paraprakisht dyshohet se shkak i sherrit është bërë një vajzë, e cila ndodhej me dy personat që e plagosur, të cilët ndodhen në spital.

Sipas policisë, ata u qëlluan me armë zjarri ndërkohë që udhëtonin me makinë nga shtetasit Kastriot Lleshaj dhe Armando Lleshaj, kushërinj me njëri-tjetrin.

Por policia ka arrestuar vetëm Andi Divën, 19 vjeç, i cili është nipi i Gentian Divës. Mësohet se i riu ka qenë së bashku me të plagosurit dhe në momentin që janë qëlluar, është kundërpërgjigjur duke shtënë me armë edhe ai ndaj autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Në fakt, Gentian Diva, 40-vjeç, është vëllai i Enver Divës, i arrestuar në vitin 2021 për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Enver Diva u arrestua për akuzën e “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim.

Më 29 prill 2020, u vranë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia në rrugën që të çon te tregu i makinave të përdorura në Durrës. Besian Xhixha, Enver Diva, Altin Ndoci dhe Klevis Alla dyshohet të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Po ashtu, ai rezulton po ashtu person me precedent penalë, pasi në vitin 2000 kanë grabitur dhe me armë duke lënë të vdekur një shofer në Mamurras.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë