Ngjarje

Plagos me levë pronarin: E ka fajin kryeministri, ka thënë s’do paguajmë qiranë

Një burrë, i cili masakroi me levë hekuri pronarin e objektit që kishte marrë me qira bëri fajtor kryeministrin që e kishte mbajtur me deklarata publike, kur premtonte se askush nuk duhet të paguante detyrimet derisa të kapërcehet pandemia. Gëzim Seferi i cili u prangos nga forcat policore menjëherë pasi pronari ishte transportuar i gjakosur në spital u mbrojt duke thënë se kam dy muaj që dyqani është mbyllur, s'kam asnjë shans të paguaj detyrimet. "Sapo e hapa qepenin erdhi i zoti dhe më kërkonte me ngulm qiranë që në muajin prill, por unë gjatë kësaj kohe skam bërë asnjë xhiro. Kryeministri ka thënë se nuk do t’i paguajmë sa të kalohet situata e pandemisë", ka thënë ai. Por ndërkohë policia dyshon se dy burrat po grindeshin prej javësh me njëri tjetrin dhe se e kishin humbur komunikimin sapo vendi u mbyll dhe për rrjedhim u shënuan dy muaj qira të papaguar.

Siç tregoi një burim zyrtar i gazetës “Si” mospagimi i qeirasë për shkak të Covidit ka prodhuar incidentin e radhës. Autori refuzoi për ditë më radhë të paguante detyrimin mujor me argumentin se kryeministri "ka deklaruar në televizor se nuk mund të paguaj dot asgjë derisa të mbyllet pandemia".

Siç thotë një burim i sigurt i gazetës Si autori i plagosjes i cili quhet Gëzim Seferi përfundoi i arrestuar për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Ngjarja ka ndodhur në kreqytet ndërsa më herët gazeta Si ka raportuar herë pas here mosmarrëveshje që kanë ndodhur në qytete të ndryshme edhe pse kreu i qeverisë ka treguar se kushdo që kërkon qiranë gjatë këtyre muajve do ndeshet me penalitete. Por deri tani nuk ka asnjë pronar të penalizuar qofshin ata pronarë banesash apo edhe biznesesh. Një konflikt i tillë është thelluar mes palëve në Tiranë duke u mbyllur me një të plagosur dhe një të arrestuar. Kësaj radhe i plagosur ka mbetur Kliton K. , një pronar që kërkonte qiranë dhe që qiramarrësi e shmangte me arsyetimin e Covidit. I plagosuri tregon në dëshminë e tij:

"Kam  rreth tre vjet që ia kam dhënë me qeira Gëzimit dyqanin që është nën pronësi të vjehrrit tim. Dyqani gjendet në rrugën e “Komunës së Parisit”. Por prej dy muajsh ky person nuk e ka paguar as qiranë dhe as dritat ndërsa thoshte se këtë gjë e ka thënë kryeministri. Shkova në dyqan të bisedoja për mënyrën se si do ta shlyente qiranë. Por qeramarrësi nisi të më shajë e ofendojë, më pas mori  hekurin që shërben për uljen e qepenit dhe më goditi në kokë e fytyrë".

Policia tregon për gazetën Si se pronari është dërguar në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë, me fraktura në kokë  dhe më pas i është nënshtruar ndërhyrjes. Një grafi e bërë më pas si dhe rezonanca ilustrojnë dëmtimet e krijuara nga goditjet. Në raportin që gazeta Si disponon pohohen hematomat në krahun e majtë të kokës dhe në krahun e majtë të fytyrës.

I plagosuri tregon se e kishte dhënë qiranë me kontratë noteriale  dhe se kishte shkuar në pronën e tij thjesht për të diskutuar dhe jo për tu konfliktuar. Kliton K, ka shtuar se ky ishte konflikti i parë mes tyre, pasi përherë qiramarrësi kishte qenë korrekt dhe i komunikueshëm. Unë ika disa metra i gjakosur kur ai më qëllloi e mbyll dëshminë i dëmtuari dhe aty përrreth kishte qytetarë që më panë se në çfarë gjendje dola nga prona ime.

*Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji*


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë