Analize

Pjesëmarrja e raportuar në vetëm gjysmën e e QV-ve me më pak se gjysmën e votuesve

Megjithëse pjesëmarrja zyrtare sipas KQZ –së   është paraprakisht më e lartë se zgjedhjet e vitit 2017,  kjo mund të ndryshojë sepse ky rezultat bazohet se  sa qendra votimi kanë raportuar.

Nga 5.199 qendra votimi në total në Shqipëri, KQZ-ja ka raportuar  rreth orës 17:00 të 25 prillit vetëm 2.472 të tilla, pra  më pak se gjysma, 47.5% e masës totale.

Pra rezultati i pjesëmarrjes është bazuar vetëm në  gjysmën e të dhënave.

Në rang qarqesh, raportimi i KQZ-së për Tiranën  është më afër shifrës se saktë ku janë raportuar 64.1% e QV-ve, 798 nga 1.243 në total.

Pas Tiranës, nga qarku i Korcës janë raportuar shifrat nga 57% e qendrave të votimit, 244 nga 427 në total.

Qarku me numrin më të vogël të QV-ve të raportuara është Elbasani, me 28.3%, 145 QV të raportuara nga 511 në total.

Deri në orën 17:00 të 25 prillit, KQZ-ja raporton 596.799 votues nga ato qendra votimi që kanë dhënë informacionet e tyre. Votuesit deri në 17:00, vlerësohen në 43.66% të të gjithë votuesve të raportuar nga KQZ.

Por ky rezultat edhe pse është paraprak, a mund të ndryshojë trendin e pjesëmarrjes?

Sipas llogaritjeve, numri i qendrave të votimit që kanë raportuar, kanë më pak se gjysma e votuesve totalë të raportuar nga KQZ-ja.

Qarku i Tiranës që ka raportuar numrin më të lartë të QV-ve sipas KQZ-së dhe është më afër numrit të votuesëve realë, në fakt nuk ka publikuar akoma as gjysmën e zgjedhësve. Pra, edhe pse numri i QV-ve të hapura janë rreth 62% të masës totale, më shumë se gjysma,  janë raportuar vetëm 46.7% e votuesëve. Rrjedhimisht, numri më i lartë i votuesve i përket masës më të vogël të qendrave të votimit. Një raport i zhdrejtë që shënon luhatje të mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë