Në këto zgjedhje një faktor që dotë lëviz peshoren e rezultatit të zgjedhjeve është pjesëmarrja. Sa shqiptarë dotë marrin pjesë në votim?e. Kjo do të jetë pyetja që do të na mundojë deri sa të mbyllen zyrtarisht votimet në orën 19:00.
Dy faktorë aktual që do të ndikojnë në uljen e pjesmarrjes janë të infektuarit aktiv dhe emigrantët të cilët të paktën ng Greqia, që ka numrin ëm të madh të tyre, janë të ndaluar të hyjnë në Shqipëri.
Ndërkohë vetëm dje Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht se të paktën 23,625 qytetarë janë aktiv me infeksioni. Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve të infektuarit nuk do të lejohen marrin pjesënë votime. Por komisionet në qendrat e votimit nuk kanë mundësi të dedektojnë të prekurit ndaj kjo shifër mbetet e luhatshme por gjithsesi e rrezikshme.
Të paktën që prej zgjedhjeve të vitit 2013, pjesmarrja e shqiptarëve kanë qenë në ulje në vlerë absolute. Në vitit 2013 kishte 1.75 milion pjesëmarrës dhe në vitin 2017 votuan 1.69 milion.
Megjithatë do të jetë fryma që partitë kanë përcjellë dhe rasporti i saj kundrejt pakënaqësive që do të përcakotojnë nëse vullneti për t’u shprehur në zgjedhje do ta “mund” pandeminë” dhe për rrjedhojë do të kemi më shumë pjesmarrës në votime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.