Gazeta Si- Tre persona janë arrestuar në pikën kufitare të Morinë në flagrancë, teksa transportonin me autobus mallra kontrabandë, konkretisht pjesë automjetesh kontrabandë nga Kosova.
Policia thotë se është arrestuar edhe një doganier, ndërsa po hetohen 3 punonjës policie, pasi dyshohet se janë të implikuar.
Gjatë kontrollit, u konstatua pjesë makinash të kontrabanduara me vlerë rreth 8000 euro. Për pasojë, janë arrestuar nga uniformat blu. Policia njofton se janë vënë në pranga Sh. H., 53 vjeç, G. B., 37 vjeç dhe I. H., 35 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë është arrestuar 1 doganier dhe nën hetim janë 3 policët, E. D., 28 vjeç, H. K., 54 vjeç dhe B. Gj., 50 vjeç, punonjës policie, me detyrë kontrollorë në PKK Morinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.