Ka ndodhur

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, kapet në Tiranë 40-vjeçari

Gazeta Si - Armant Beqiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimi drejt Italisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Torino”.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos në Itali e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij40-vjeçarit Armant Beqiri drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë