Ka ndodhur

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 31-vjeçari pasi tentoi të hynte në Shqipëri, pritet ekstradimi drejt Italisë

31-vjeçari Dorjan Hametaj, është vënë në pranga teksa tentonte të hynte në Shqipëri ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim nga Italia.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë