Ngjarje

Pjesë bandës së heroinës, pranga edhe për mundësin Elis Guri

Po kthehet në një trend të frikshëm, ku sportistë të njohur dhe kampionë në nivel ndërkombëtar të bëhen pjesë e bandave kriminale. I radhës që është vënë në pranga është mundësi i njohur shkodran, Elis Guri. 35-vjeçari ishte në mesin e emrave të publikuar nga Policia e Shtetit si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, që ra në pranga pas operacionit të koduar “Vol-vo 4”.

Elis Guri në garat ndërkombëtare ka përfaqësuar Shqipërinë dhe Bullgarinë, ku ka fituar edhe kampionatin europian në mundjen klasike. Ai dyshohet se është pjesë e bandës, si i implikuar në laboratorin e heroinës në Has.

Kur Elis Guri pozonte me kryeministrin Rama

Elis Guri është një sportistët më me ndikim në këto vitet e fundit për shkak të titujve që ka fituar dhe suksese të arritura. Para disa viteve ai pozonte përkrah kryeministrit Rama, ku ky i fundit nuk i kursente lëvdatat për mundësinë. Rama e konsideronte Gurin një sportist shembullor dhe së largimi i tij nga vendi për të përfaqësuar Bullgarinë është një turp i madh që i mbetet qeverive pararendëse të tij.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523/10152128304031523/?type=3&theater

Kush është mundësi Elis Guri

Elis Guri është mundësi më i njohur në dy dekadat e fundit prej shtatë vitesh ai ka garuar nën flamurin e Bullgarisë. Guri garon dhe ka fituar medalje të shumta në stilin e mundjes klasike në peshën 96 kg. Si garues nën flamurin e Shqipërisë, suksesi më i madh i Elis Gurit është Kampionati Europian në Finlandë, ku u shpall fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg. Në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″. Suksesin më të madh në karrierë, Elis Guri e arriti në garat ku ka përfaqësuar  Bullgarinë duke fituar medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në kategorinë 96 kg. Ai vitet e fundit ka organizuar një sërë aktivitetesh mbështetëse për sportistët e rinj në vend në mundje dhe boks.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë