Shendet

Pjesa e ditës kur truri ju funksionon më mirë

Truri ynë punon ndryshe në momente të ndryshme, kështu që më e mira është që të planifikoni ditën tuaj. Përgjigjet tona fizike ndaj ngjarjeve të ditës nuk janë të qarta në çdo kohë. Në mënyrë intuitive, ndoshta jeni të vetëdijshëm se përqendrimi juaj bie mbas kohës së drekës dhe përgjigjet tona neurologjike nuk janë shumë të qarta pasi konsumohet dreka.
Si mund të kujdesemi që truri të jetë në formë të mirë? Një ndër mënyrat më të mira është të planifikoni ditën tuaj, duke i kushtuar vëmendje kohës kur jeni më shumë të përqendruar dhe kur nuk jeni.
Shumë persona përpiqen të jenë të përqendruar në mëngjes. Ajo çka është e rëndësishëme në këtë pjesë të ditës, është cilësia e gjumit që keni bërë gjatë natës. Megjithatë, mëngjesi është ende një pjesë shumë e rëndësishme. Një studim për punëtorët japonezë zbuloi se ata u përgjigjeshin shumë mirë ngjarjeve stresuese në mëngjes. Punëtorët ishin të stresuar gjatë dy orëve të para, kur fillonin punën. Studimi zbuloi se nivelet e kortizolit të punëtorëve u rritën ndjeshëm pas testit.

“Kortizoli luan një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e trupit tonë, pasi është hormoni kryesor që kontrollon gjendjen tonë emocionale,” thotë Yujiro Yamanaka, një profesor nga Universiteti Hokkaido në Japoni.
Pa lëshimin e kortizolit, pjesë të rëndësishme të reagimeve nuk ndodhin. Për shembull, kortizoli rregullon presionin e gjakut dhe gjithashtu rrit nivelin e sheqerit në gjak. Kjo siguron që kur të jeni të stresuar, nuk ndjeni panik, por mendoni një zgjidhje për atë që ju shqetëson. Hormoni gjithashtu rikthen ekuilibrin pas një ngjarjeje stresuese, që do të thotë se do të jeni më mirë në gjendje të vendosni përsëri pas një mëngjesi nën presion.
“Ngjarjet e përsëritura stresuese gjithashtu, mund të kthehen në probleme shëndetësore si obeziteti, diabeti dhe depresioni. Nëse mund t'i shmangni ngjarjet stresuese në mbrëmje, atëherë do të keni një mëngjes relaksues,” thotë Yamanaka.
Nivelet e kortizolit mund të jenë më të larta në mëngjes për të na ndihmuar që të përballojmë më mirë stresin.
"Jo të gjithë njerëzit janë energjikë në mëngjes. Ky vakt nuk është për të gjithë një përparësi pasi mund të jeni të lodhur gjatë gjithë kohës,” thotë Cristina Escribano Barreno, një psikologe nga Universiteti Complutense i Madridit.

Yujiro Yamanaka, profeson në universitetin e Hokkaido, Japoni

Performanca në detyra të thjeshta për trurin lidhet me temperaturën bazë të trupit, sa më e lartë të jetë temperatura, aq më e mirë performanca. Ky ritëm ditor u kontrrollua përgjithësisht në momentet kur punëtorët ishin më të qetë.
“Në mëngjes njerëzit janë më të stresuar dhe përpiqen të punojnë më shumë, ndërsa në darkë përgjithësisht kanë tendencën për të qenë të lodhur dhe e vetmja gjë që dëshirojnë është të qetësohen,” thotë Konrad Jankowski, një psikolog nga Universiteti i Varshavës, Poloni.
Temperaturat e larta të trupit rrisin aktivitetin metabolik në trru. Kjo përshpejton proceset njohëse të situatave të ndryshme.
“Disa studime treguan se temperatura më e lartë e trurit lidhet me shpërndarjen më të shpejtë të informacionit në tru. Vigjilenca, kujtesa afatshkurtër, performanca në punë apo në aktivitete të ndryshme, janë të gjitha të lidhura me temperaturën e trupit, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se temperatura prek drejtpërdrejt të gjitha këto procese,” thotë Jankowski.

Ekspertët thonë se e rëndësishme për mëngjesin është cilësia e gjumit që keni bërë gjatë natë, në varësi të saj do të jetë dhe humori në mëngjes. Ndërsa humbja e përqendrimit në drekë vjen pasi ju mund të keni konsumuar ushqim.
"Në kushte reale, njerëzit mendojnë se pasi të kenë konsumuar drekën do të jenë më energjikë, por nuk ndodh kështu, ju keni ngopur trupin tuaj, por jo trurin. Ndërsa darka gjithmonë shoqërohet me një lodhje mendore dhe kjo vjen prej aktivitetit tuaj gjatë ditës,” shton Jankowski.
Është e sigurt se situata stresuese e punës, apo aktivitete të tjera, janë gjithnjë në fokus për trurin tuaj. Mundohuni që punët tuaja t’i kryeni gjatë pjesës së parë të ditës, pasi jeni më shumë të përqendruar. Ekspertët kanë arritur në përfundimet se mënyra më e mirë për të përgatitur trurin tuaj për të përballuar situata të ndryshme në çdo kohë, është cilësia e gjumit. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë