Gjatë mbrëmjes së fundit në stadium hyri flaka olimpike, për herë të parë e mbajtur me hidrogjen. Pasi kaloi në duart e disa ish-sportistëve të mëdhenj japonezë, një mjeku dhe një infermiereje, ishte tenistja japoneze Naomi Osaka pishtari i fundit.
“Pa dyshim, ky ishte suksesi më i madh sportiv për mua dhe nderi më i madh që do të kem në jetën time”, – ka shkruar Osaka në rrjetet sociale. “Nuk kam fjalë për të përshkruar ndjenjat që po provoj në këtë moment, por di që aktualisht jam e mbushur me lumturi. Ju dua të gjithëve”, – ka shkruar gjithashtu tenistja e njohur.
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike zgjati rreth katër orë dhe ishte vërtet spektakolare, edhe pse me të ftuar të limituar dhe pa publik. Ishte një homazh për historinë e Japonisë, si dhe për ata që kanë qenë në vijën e parë të frontit të luftës kundër Covid-19. Tashmë ka nisur gjuetia për medaljet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.