Shendet

Pishinat, vendi më i “preferuar” për bakteret

Përpara se të shkoni në pishina për të kaluar një ditë pushimi, mendohuni me kujdes për të zgjedhur të duhurën, pasi mjekët amerikanë gjithnjë e më shumë po paralajmërojnë se bakteri “crypto” i cila shkakton mes të tjerash diarrenë, po përhapet gjithnjë e më shumë.

Ata paralajmërojnë se numri i njerëzve të sëmurë me cryptosporidium, është rritur me 13 për qind që nga viti 2009 me më shumë se 7000 raste të regjistruara në dekadën e fundit. Një raporti i realizuar nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve(CDC) ka treguar se periudha më e keqe për të marrë këtë sëmundje është koha e verës, kur pishinat janë të mbi populluara. Duke u përpjekur për të zvogëluar problemin, mjekët amerikanë i kërkojnë frekuentuesve të mos shkojnë në pishinat publike, kur sapo kanë kaluar një periudhë me sëmundjen e diarresë. Cryptosporidium, një baktere e cila mund të merret nga fekalet e një personi tjetër, mund të shumohet në prani të klorit të pishinave, prandaj ekspertët paralajmërojnë që të jemi më të kujdesshëm kur shkomë në pishinat publike.

“Vetëm një gllënjkë uji pishinash të ndotur me baktere crypton mund të bëjë që fëmijët dhe të rriturit e shëndetshëm të sëmuren për javë të tëra nga diarreja, dhimbjet e stomakut, të vjellat dhe temperaturë e lartë. Klori nuk mund ta eliminojë këtë bakter. Kështu që është e këshillueshme të mos shkoni në pishina publike kur njëri prej familjarëve tuaj ka pasur një episod diarreje,” tha Michele Hlavsa, shefi i programit të shëndetshëm të CDC.
Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm për sa i përket higjienës nëpër pishinat publike, pasi ata kanë një rol thelbësor në parandalimin e përhapjes së baktereve. Gjithashtu, edhe bakteret Legionella dhe Pseudomonas, janë shkaqet kryesore për një sërë sëmundjesh që marrim nga pishinat publike. Legionella mund të shkaktojë pneumoni të rëndë dhe simptoma të ngjashme me gripin. Ndërsa, Pseudomonas mund të shkaktojë skuqje të madhe të trupit dhe dhimbje veshi. Nëse një pishinë, vaskë apo shesh lojërash nuk pastrohet siç duhet, bakteret mund të rriten dhe të formojnë një biofilm (shtresa të shumta bakteriale) për shkak se baktere të ndryshme gjejnë habitat në sipërfaqet e lagështa. Bakteret si Legionella dhe Pseudomonas mund të jetojnë për një kohë shumë të gjatë në këtë biofilm dhe është shumë e vështirë për dezinfektuesit që të vrasin menjëherë bakteret me shumicë. Ekspertët gjithashtu, këshillojnë kujdestarët e pishinave se duhet mbajnë vazhdimisht shumë të pastër pishinat për të parandaluar rritjen e baktereve të ndryshme./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë