Media Galeri

Pink Floyd publikon një këngë pas 28 vitesh, në mbështetje të Ukrainës

Grupi legjendar i rock-ut Pink Floyd ka publikuar një këngë të re “Hey Hey Rise Up” në mbështetje të popullit të Ukrainës.

Është kënga e parë e re nga grupi që nga viti 1994 dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për Ukrainën.

Kënga është realizuar nga kitaristi David Gilmour dhe bateristi Nick Mason.

Kënga është në bashkëpunim me këngëtarin Andriy Khlyvnyuk nga grupi ukrainas Boombox. Grupi përdori audion e Khlyvnyuk duke kënduar në qendër të Kievit, kryeqyteti ukrainas, ku ai performoi “një këngë protestuese ukrainase të shkruar gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila është transmetuar në të gjithë botën gjatë muajit të kaluar në shenjë proteste” kundër pushtimit rus.

“Ne, si shumë të tjerë, kemi ndjerë trishtim për këtë akt në një vend demokratik”, tha Gimour.

“Ne duam të shprehim mbështetjen tonë për Ukrainën”.

Në vitin 2014, grupi publikoi albumin “The Endless River”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë