Shendet

Pingpongu mund të ngadalësojë Parkinsonin

Luajtja e pingpongut mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes së Parkinsonit. Sipas shkencëtarëve nga Universiteti Fukuoka në Japoni, pesë orë lojë pingpongu në javë mjaftojnë për të zvogëluar dridhjet, ngurtësinë e gjymtyrëve, ngadalësinë e lëvizjes dhe përmirësuar ekuilibrin për të paktën gjashtë muaj.
Pacientët e Parkinsonit kanë mungesë të dopaminës - një neurokimik kyç i funksionit motorik dhe i kujtesës - e cila nxit trurin të prodhojë.
Pingpongu mpreh reflekset, stimulon trurin dhe përmirëson koordinimin e syrit me dorën. Shkencëtarët thonë se sporti mund të përdoret si një terapi fizike e lirë dhe relativisht e sigurt për Parkinsonin, gjendja e dytë neurologjike më e zakonshme - pas Alzheimerit.
Studimi i fundit përfshiu persona me një moshë mesatare 73 vjeç me Parkinson të butë dhe të moderuar që kishin jetuar me sëmundjen për mesatarisht shtatë vjet. Pjesëmarrësit u testuan në fillim të studimit për të parë se cilat simptoma kishin dhe sa të rënda ishin simptomat. Më pas ata luajtën pingpong një herë në javë për gjashtë muaj, me një seancë që zgjati pesë orë.
Pacientët kryen ushtrime streçing, më pas u trajnuan nga një lojtar profesionist se si mund të luanin pingpong. Simptomat e Parkinsonit u vlerësuan përsëri pas tre muajsh dhe në fund të studimit. Pjesëmarrësit pësuan përmirësime të konsiderueshme në të folur, në të shkruar, në të veshur dhe të ecur. Vullnetarët gjithashtu pësuan përmirësime të ndjeshme në shprehjen e fytyrës, sjelljen, ngurtësinë, ngadalësinë e lëvizjes dhe dridhjet e duarve.
Autori i studimit Dr Ken-ichi Onoue nga Universiteti Fukuoka në Japoni tha: “Pingpongu është një formë e ushtrimeve aerobike që është vërtetuar në popullatë se përmirëson koordinimin e syrit të dorës, mprehjen e reflekseve dhe stimulimin e trurit”.
“Ne donim të ekzaminonim nëse njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit do të kishin përfitime të ngjashme që mund të zvogëlojnë disa nga simptomat e tyre. Ky studim është i vogël, por rezultatet janë inkurajuese sepse ato tregojnë se pingpongu mund të përmirësojë disa simptoma të Parkinsonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë